Monday, July 27, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Nis raundi i aplikimeve për universitet, 6 ditë afat për 10 zgjedhje...

Nis raundi i aplikimeve për universitet, 6 ditë afat për 10 zgjedhje në U-Albania

0
6
Zjarr Televizion Adccccc

Këtë të hënë, ka nisur aplikimi online për përzgjedhjen e 10 programeve të studimit në portalin U-Albania.

Maturantët do të kenë mundësi që brenda gjashtë ditëve, të përzgjedhin deri në 10 degë studimi, e më pas për t’u regjistruar në një prej tyre e për të vijuar rrugëtimin akademik.

Minsitrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një mesazh për të gjithë marturantët, teksa i fton për të aplikuar brenda afateve të përcaktuara.

Ajo inkurajon që të rinjtë të bëjnë zgjedhje të lira, bazuar në preferencat, përgatitjen dhe talentin e tyre.

“Të dashur maturantë, një ditë shumë e rëndësishme fillon sot për ju. Nga data 27 korrik deri më 1 gusht do të jetë i hapur portali U-Albania, ku të gjithë maturantët që dëshirojnë të aplikojnë online për studimet e larta mund ta bëjnë këtë duke nisur nga sot. Keni 10 mundësi zgjedhjeje. E di që keni punuar shumë dhe jeni përgatitur për këtë moment. Ju inkurajoj të aplikoni aty ku janë dëshirat, ëndrrat dhe talentet tuaja.

Kjo do të jetë një javë intensive. Të gjitha strukturat tona do të jenë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë, për t’ju shërbyer dhe për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja, me qëllim që ky proces të ecë sa më mbarë. Të gjitha mundësitë janë të hapura për ju në universitetet shqiptare, me programe të reja studimi, staf akademik të përgatitur dhe investime të reja në auditore. Ju uroj punë të mbarë në këtë etapë të re të jetës suaj. Ju uroj kurajë dhe mezi pres t’ju takoj në tetor në vitin e ri akademik në auditorët e universiteteve tona”, shprehet Kumbaro.

Zjarr Tv Ad