Saturday, August 1, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Një ditë pas protestës paqësore, ambasadori italian vizitë surprizë në zyrën e...

Një ditë pas protestës paqësore, ambasadori italian vizitë surprizë në zyrën e Bashës!

0
29
Zjarr Televizion Adccccc

Vetëm një ditë pas protestës madhështore për nga masiviteti dhe qytetaria të opozitës, ambasadori italian ka braktisur pushimin e të dielës dhe ka bërë një vizitë surprizë, në zyrën e Lulzim Basha.
Kryediplomati italian në Tiranë, Alberto Cutillo, është shfaqur i relaksuar këtë paradite në selinë e Partisë Demokratike, ku më pas ka nisur një takim të gjatë me liderin e PD-së, Lulzim Bashën.
Burimet thonë se pas zhvillimeve të fundit, tema e këtij takimi është diskutimi për një zgjidhje përfundimtare të krizës së thellë që ka kapluar vendin. Kreu i opozitës e kishte paralajmëruar që më herët, se nuk do të binte në kurthin e provokimeve dhe të planit të Edi Ramës për të shndërrua protesta e opozitës në të dhunshme.
Sipas informacioneve të shumta pas skandaleve të shumta dhe publikmit të përgjimeve të rënda të BILD, Rama po synon që të përdorë të vetmen alibi që i ka mbetur përpara kancelarive më të rëndësishme perëndimore, për të mbajtur karrigen e kryeministrit; opozita kërkon destabilizimin e vendit dhe përplasje civile.

Zjarr Tv Ad