Tuesday, April 21, 2026
Ballina Aktualitet Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë! Tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës detyron...

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë! Tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës detyron Papa Françeskun të bëjë këtë lëvizje

0
107

Papa Françesku shkoi të premten në ambasadën ruse në Selinë e Shenjtë për t’ia përcjellë ambasadorit të Moskës shqetësimin e tij për pushtimin rus të Ukrainës, në një largim të paprecedentë nga protokolli diplomatik.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se Papa kaloi rreth 30 minuta në ambasadë, e cila është afër Vatikanit.

“Ai shkoi për të shprehur shqetësimin e tij për luftën”, tha Bruni për Reuters. Bruni nuk komentonti mbi një raport që Papa, 85 vjeç, kishte ofruar ndërmjetësimin e Vatikanit.

Besohet se është hera e parë që një papë shkon në një ambasadë për të biseduar me një ambasador në një kohë konflikti. Të dërguarit e huaj zakonisht thirren nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit ose takohen me Papën në Pallatin Apostolik.

Zjarr Tv Ad