Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e quajti lëvizjen e tij me Ervin Salianjin “private” dhe “me interesa të dyshimta”.
Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Alimehmeti mohoi kategorikisht se takimet që po zhvillon me demokratë në disa qytete të vendit kanë karakter përçarës, duke theksuar se synimi i vetëm është forcimi i PD-së.
Alimehmeti shtoi se nuk do të mbështesë asnjë nismë që perceptohet si përçarje brenda partisë.
“Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. VEtëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftnë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.”, tha ai
Lëvizja e Alimehmetit dhe Salianjit ka shkaktuar debate në radhët e PD-së, ndërsa Berisha e ka cilësuar nismën e tyre si të padobishme për opozitën.




