“Nuk u ndahem inceneratorëve”, Kryemadhi: Edhe po e lashë unë, do t’ia delegoj vajzës sime të vogël, Borës

0
125

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk do të heqë dorë nga denoncimet për aferën e inceneratorëve.

Ajo u shpreh në një intervistë në “Ora news” se ka prova të tjera për të denoncuar dhe se do të merret në vazhdim me këtë çështje.

Kryemadhi theksoi se dhe nëse ajo nuk do të jetë më në politikë në të ardhmen, do t’ia delegojë këtë çështje vajzës së saj të vogël, Borës, e cila sipas saj ka premisa për t’iu futur politikës.

Pyetje: I frikësoheni hetimeve?

Kryemadhi: Fare! Që ta dini edhe ju dhe të tjerët, zullumet e inceneratorëve, pra hajnat që paguhen me paratë e inceneratorëve, se po të kishin të vërteta nuk ua lejonin njërit që është dënuar 8 herë, por i kishte bërë vetë PS. Në SPAK jam unën, është vajza ime, djali im, jemi gjithë si familje. Atë IBAN që kanë dhënë është i falsifikuar. Kam bërë kallëzim për këtë. Do t’i bëj operacionet plastike, nëse do të jetë nevoja.

Rama dhe Veliaj edhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve. Merren me fytyrën time. Ditën që do të bëj operacion fytyrën dhe trupin do t’i bëj “live” që të marr dhe unë disa klikime si këto vajzat e reja.

Gjëja më e shëmtuar e gjithë kësaj është se nuk kanë argument politik, unë i di të gjitha se çfarë bëjnë, ku shkojnë, por unë nukk merrem me ta. Mua nuk kanë se çfarë më bëjnë më. Unë nuk u ndahem inceneratorve. Kam akoma prova të tjera për të publikuar, po pres SPAK-un. 30 vite këtu jam unë. Po e lashë, unë do të vijë vajza ime e vogël se ajo më ngjan mua.

Zjarr Tv Ad