Nxori sekretin e gjermanëve për dy trafikantët e kokainës, ish-shefi OFL-së Artan Shkëmbi ankimon venidmin në Gjykatën e Posaçme

0
16

Shefi i OFL-së Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra disa ditë më parë me urdhët të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi dyshohet se ka dekonspiruar operacionet dhe ka nxjerrë sekretet hetimore.

Ndërkohë, avokati i Shkëmbit ka bërë ankimim të vendimit në Apelin e GJKKO me pretendimin se vendimi i Shkallës së parë që konfirmonte pezullimin e klientit të tij nga detyra ishte i pa arsyetuar.

Autoritetet gjermane i kanë kërkuar Artan Shkëmbit informacion për një grup të strukturuar që vepronte në trafikimin e kokainës në Gjermani, ku bënin pjesë dhe dy shqiptarët Aleksandër Prroni dhe Klaudio Vukaj, por kreu i OFL-së i ka dekonspiruar këto informacione. Ky grup sipas autoriteteve gjermane vepronte në Gjermani.

Zjarr Tv Ad