Operacioni Forca e Ligjit, u ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy të d ënuarve, që merren me prodhim e shitje d roge dhe një hajduti bankash dhe arka kursimesh.
Të dënuarit janë, Veizaj (Memaj), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Hekuran Gerbi banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Saimir Bubeqi banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.
OFL, 13 nëntor/Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore, ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për k rim të organizuar apo k rime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Veizaj (Memaj), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Hekuran Gerbi banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Saimir Bubeqibanues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL, është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga k rimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave, që janë subjekt i Ligjit Special. OFL, do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale, si dhe operacionet ek zekutive që do të kryejë.




