Friday, May 22, 2026
Ballina Aktualitet Operatorët turistikë protestë para Bashkisë Sarandë: Paguajmë taksat, por s’kemi ku parkojmë...

Operatorët turistikë protestë para Bashkisë Sarandë: Paguajmë taksat, por s’kemi ku parkojmë mjetet lundruese!

0
12

Rreth 30 operatorë turistikë në Ksamil kanë protestuar mëngjesin e sotëm (22 maj) përpara Bashkisë së Sarandës.

Qëllimi i protestës përcaktimi në kohë i vendbazimit të skafeve, pasi sipas tyre ende nuk u është përcaktuar, teksa sezoni veror ka nisur dhe hyn në fazën kulminante të tij.

“Jemi taksapagues, jemi me licencë, jemi në rregull me kërkesat sipas ligjit po nga bashkia ende nuk na kanë përcaktuar vendin se ku duhet t’i parkojmë skafet. Kjo është puna jonë, me këtë punë mbajmë familjet”, thotë një prej protestuesve.

Kurse një tjetër shprehet se masat duhet të ishin marrë që më herët nga Bashkia.

Kjo, pasi sezoni turistik ka nisur dhe ata kapen të papërgatitur dhe dëmtohen në aktivitet.

“Kjo që kërkojmë ne sot duhej të ishte bërë më përpara, kjo pasi jemi në prag të nisjes së sezonit turistik edhe pse turistët kanë filluar në Ksamil”, shpjegon ai.

Ata shprehin mosdakordësi për parkimin e skafeve larg qendrës ku i kanë pasur deri tani.

“Nuk jemi dakord të parkojmë skafet tona larg qendrës ku i kemi pasur deri tani”, u shprehën ata.

Zjarr Tv Ad