Thursday, July 30, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet OSBE me fat të madh, po sheh zgjedhje si të Partisë të...

OSBE me fat të madh, po sheh zgjedhje si të Partisë të Punës!

0
10
Zjarr Televizion Adccccc

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ëhstë treguar më sarkastik se kurrë ndaj OSBE-së, pas një deklarate të publikuar sot prej saj. Sipas Vasilit, OSBE-ja është me fat të madh, se po i jepet rasti të shkohë zgjedhjet e harruara të Partisë së Punës.

Në mesazhine  tij në Fb, Vasili shkruan: “Në kohën e Partisë së Punës, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet 99% -she, sepse nuk fuste dot as kokën në Shqipëri.

Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes,OSBE-së iu dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë së Punës. Dhe jo vetëm t’i shohë, por edhe t’i çertifikojë, bile edhe me fitore më thellë se 99%, por me 101%. Të vaftë mbarë dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë, OSBE!”

Reagimi i Vasilit erdhi pas një deklarate të OSBE-së lidhur me 30 qershorin, në të cilën thuhej ndër të tjera se “si gjithmonë, OSBE-ja mbetet e gatshme – si mbështetëse dhe si mike – të punojë me institucionet kombëtare në çuarjen përpara të përparësive të vendit, në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Pas 30 qershorit, OSBE-ja do të përkrahë fuqishëm përpjekjet e përtërira për reformë në vend, përfshirë reformën gjyqësore, në përputhje me kërkesat dhe aspiratat e popullit shqiptar.”

 

Zjarr Tv Ad