Monday, April 27, 2026
Ballina Aktualitet “Paga të dinjitetshme dhe të barabarta”, gratë në Tiranë protestë para Kryeministrisë...

“Paga të dinjitetshme dhe të barabarta”, gratë në Tiranë protestë para Kryeministrisë në Ditën Ndërkombëtare të Grave

0
33

Ditën e sotme në Tiranë një grup grash kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë me rastin e 8 Marist, Ditën Ndërkombëtarë të Gruas.

Me parrulla në duar “Jemi gra, duam të drejta” apo “Paga të dinjitetshme dhe të barabarta”, ato po marshojnë ditën e sotme duke ngritur zërin në Kuadër të Ditës Ndërkombëtare të grave.

Ato u shprehën se duhet të dënohet ashpër dhuna dhe ngacmimet seksuale ndaj grave.

“Jetojmë në një shoqëri patriarkale. Heziton të thuash mendimin tënd”. “Vendosëm të protestonim, pasi 8 Marsi është protestë e rëndësishme për gratë”.

“Femrat të qëndrojnë të bashkuar se vetëm vështirë se ja dalim” u shprehën ato në disa nga mesazhet e tyre.

Zjarr Tv Ad