Monday, June 1, 2026
Ballina Aktualitet Partia Demokratike publikon emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar

Partia Demokratike publikon emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar

0
10

Partia Demokratike ka publikuar emrat fitues të dalë nga Kuvendi Kombëtar i datës 30 maj 2026.

Sipas njoftimit zyrtar nga PD, rezulton se kandidatët fitues për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes tyre kandidatë me pikë të barabarta në limitet e listës, janë pasqyruar si më poshtë.

Njoftimi:

Tiranë, më 31.05.2026

Pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 Maj 2026 dhe përpunimit të tabelave të numërimit të 13 Komisioneve të Numërimit, rezulton se kandidatët fitues për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes tyre kandidatë me pikë të barabarta në limitet e listës, janë pasqyruar si më poshtë.

Është për t’u vlerësuar vullneti i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të tejkaluar minimumin statutor për përfaqësimin e të rinjve, nga minimumi 15 % në 30 % të listës fituese, dhe po ashtu respektimi i kuotës së re për përfaqësimin e grave dhe vajzave. Kjo është në të njëjtën frymë me mesazhin kyc të Kuvendit Kombëtar për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, sqarojmë se listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar do t’i shtohet sipas pikës 2 të nenit 44 të Statutit, 15 % e anëtarëve përfaqësues të Diasporës, të cilët zgjidhen më vonë, me propozim të Kryetarit të Partisë dhe miratim me vendim të Kryesisë së PDSH.

https://www.syri.net/uploads/syri.net/files/2026/May/31/NJOFTIM_PAY_R_SHTYP_KESHILLI_KOMBETAR1780238128.pdf

Zjarr Tv Ad