Friday, August 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Pas humbjes së kontaktit, sonda indiane gjendet, ka mbërritur në sipërfaqen e...

Pas humbjes së kontaktit, sonda indiane gjendet, ka mbërritur në sipërfaqen e Hënës

0
31

Shkencëtarët indianë kanë arritur ta gjejnë lokacionin e sondës së nisur drejt Hënës pasi më parë e kishin humbur kontaktin me të. Ata kanë thënë se sonda tashmë është lëshuar në sipërfaqen e Hënës.

Shefi i Organizatës Indiane për Hulumtime në Hapësirë tha se lokacioni i sondës është përcaktuar përmes kamerave nga një fluturake tjetër. “Sigurisht që kjo ka qenë një ulje e vështirë”, tha shefi i agjencisë hapësinore.

Kjo agjenci njoftoi të shtunën se e ka humbur kontaktin me sondën disa minuta para lëshimit të planifikuar në sipërfaqen e Hënës. Objekti fluturues ishte afër polit jugor të Hënës, ku pritej të merrte të dhëna për përbërjen e sipërfaqes dhe shenja të mundshme për praninë e ujit.

Një lëshim i suksesshëm i sondës do ta bënte Indinë vetëm vendin e katërt në botë që arrin ta realizojë një mision të tillë në Hënë dhe vetëm vendin e tretë që do të arrinte ta kontrollonte një robot atje.

Përmes misionit që i ka kushtuar 140 milionë dollarë, India synon t’i studiojë krateret nën hije të përhershme, për të cilat besohet se kanë rezerva të ujit.

Deri tash, vetëm Shtetet e Bashkuara, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik kanë arritur të dërgojnë sonda në Hënë, shkruan “The Guardian”.

Zjarr Tv Ad