Drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dhënë dorëheqjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë, në takimin që pati me ta.
Raportohet se dorëheqjet kanë filluar, kryesisht nga drejtorët në varësi të bashkisë.
Kryeministri javën e fundit ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e bashkive në Vlorë, Fier dhe Durrës, ku ka shprehur kritikat e tij për keqmenaxhim të këtyre qyteteve dhe ka kërkuar largimin e drejtuesve aktualë nga detyra.




