Më shumë se 51 000 bare, restorante dhe piceri janë mbyllur në Lombardi. Sipas nje analize te bere nga Coldiretti, nje shoqatë kjo që mbron prodhuesit dhe konsumatorët thuhet se:Duke qene se Lombardia është nje rajon me numrin më të madh të personave qe konsumojne ushqim dhe pije jashtë shtëpisë, ka bere qe humbja per keto biznese te jete te pakten një miliard euro.Efektet e mbylljes së bizneseve të restoranteve ndihen në një kaskadë në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor me anulimin e porosive për furnizimet e shumë produkteve që gjejnë një treg të rëndësishëm për konsum.Po ashtu, edhe kompanitë e agro-turizmit janë në vështirësi të mëdha këtë vit për shkak të masave të kufizimeve dhe kolapsit të turizmit.”Në nivelin provincial, territori i parë është ai i Milanos me mbi 18 000 biznese,Brescia me rreth 7 000, Bergamo me më shumë se 5 000, Varese me gati 4 000 lokale.Como me rreth 3 000, Mantova me rreth 2 000, Kremona me 1 700, dhe në fund Lodi me pak më shumë se 1 000 restorante të dedikuara për hoteleri te cilat preken drejteperdrejte nga situate pandemike te vendit, thekson Coldiretti.



