Partia Demokratike, dega Shkodër i është përgjigjur deklaratës së kreut të PSD-së Tom Doshit, i cili gjatë një interviste televizive tha se PD e Bashës në Shkodër ka mbështetur Benet Becin, kandidatin e PS-së. Në një deklaratë zyrtare PD thekson se PD ka qenë gjithmonë në krah të qytetarëve, por shton se humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar te marrëveshjet e fshehta të zgjedhjeve të 6 marsit. Sipas PD-së kishte një dakordësi të plotë të Edi Ramës me të gjithë të korruptuarit dhe të gjithë nongratat, me qelli mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij dhe sulmin e PD-së.
‘Partia Demokratike e Shkodrës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah dhe në interes të qytetetarëve dhe demokratëve të ndershëm të Shkodrës. Me këte përgjegjësi dhe vetëdije Partia Demokratike vendosi që në zgjedhjet e 14 majit të përfaqësohej vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak në Shkodër. Të bindur në këtë vendimmarrje të drejtë, kemi qenë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për ruajtuar dhe mbrojtur votën opozitare. Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 majit. Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakortësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarit, të gjithë nongratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij.’- thuhet në deklaratën e PD-së.
Kreu i PSD-së Tom Doshi tha gjatë një interviste televizive se Partia e Bashës ka mbështetur Benet Becin në Shkodër. Madje sipas tij, PS i kishte gjetur edhe komisionerë pasi ajo nuk kishte.
“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” –tha Doshi.




