Saturday, August 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Për të shpjeguar të vërtetën time”, Saimir Tahiri tregon kur do të...

“Për të shpjeguar të vërtetën time”, Saimir Tahiri tregon kur do të flasë

0
57

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të ketë nesër (të shtunën) një komunikim për mediat dhe qytetarët. Këtë e ka njoftuar vetë përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”.

Ndonëse pritej që sot ai të komentonte vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda siç edhe u shpreh mbrëmjen e së enjtes, duket se Tahiri ka dashur më shumë kohë për t’u përgatitur para publikut kureshtar.

“Nesër në 11;30 shihemi ‘live’ këtu, për të shpjeguar të vërteten time, deri në këtë stacion të parë 🙏”, shkruan Tahiri.

Tahiri

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda vendosi dje të shpallte fajtor ish-ministrin e Brendshëm vetëm për shpërdorim detyre duke rrëzuar akuzat për trafik droge e korrupsion. Në përfundim dënimi me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg por konvertohet në shërbim prove për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë sot ambasada amerikane reagoi për vendimin, duke e cilësuar shkurajues në raport me akuzat e ngritura, ndërsa shton se ata që shpërdorojnë besimin e publikut dhe shkelin ligjin duhet të përballen me patjetër me pasoja domethënëse.

Zjarr Tv Ad