Përplasje me armë zjarri në Kosovë, humb jetën polici

0
50

Një ngjarje e rëndë ka ndodh pasditen e djeshme në Istog. Një person së bashku me disa të tjerë dyshohet se hynë ta plaçkitin një filial të NLB Bankës në këtë qytet. Kryerësi i kësaj vepre, Kamer Metaj, ka mbajtur peng disa persona në bankë, për të të dalë më pas nga aty – duke qëlluar disa herë drejt policit Ized Demaj, i cili nuk u ka mbijetuar plagëve. Policia më pas e ka vrarë atë. Mbrëmë Policia ka arrestuar dy të dyshimtë për ngjarjen, vëllaun e Kamberit dhe një të afër të tij. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

 

Zjarr Tv Ad