Po ecte me shpejtësi për të çuar të sëmurin në spital, drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplas pronaren e pikes së karburantit në Prrenjas

0
51

Një aksident ka ndodhur në një pikë karburanti në dalje të Prrenjasit. Një automjet i cili po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Librazhdit, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pikën e karburantit.

Si pasojë e këtij incidenti ka mbetur e dëmtuar pronarja e pikës së karburantit e cila ndodhej në ambientet ku makina humbi kontrrolin dhe u përplas. Shtetasja e aksidentuar Merita Dulo, u dërgua për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Prrenjasit dhe tashmë po transportohet për një mjekim më të specializuar në spitalin e Librazhdit.

Zjarr Tv Ad