Një automjet është hedhur në erë sot nga shpërthimi i tritolit në Pogradec.
Lajmi është bërë me dije nga policia e cilatheksoi se shpërthimi ka sjellë vetëm dëme materiale.
Deklarata e policisë
Më datë 01.04.2017, rreth orës 03:45, jemi njoftuar se në lagjen nr 2 në Pogradec, është djegur automjeti veturë tip “Citroën” me targa PG 6433 B, në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje.
Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qënë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse (eksploziv).
Si pasojë e shpërthimit janë thyer/dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



