Friday, August 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Premtohet një tjetër kullë në mes të Tiranës, denoncon Aleanca për Mbrojtjen...

Premtohet një tjetër kullë në mes të Tiranës, denoncon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

0
152

 

Aktualisht, zona e Ushtarit të Panjohur është një lulishte, por aty është projektuar të ndërtohet një kullë. Denoncimi bëhet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka publikuar edhe një foto të projektit.

“Kjo është lavatriçja tjetër e parave të pista që tashmë do i marri Tiranës dhe hapësirën te “Ushtari i Panjohur”. Qartësisht qyteti lavatriçe në mendjen e sëmurë të kryeministrit po vihet në zbatim nga mendja djallëzore e kryetarit të bashkisë.

Çdo metër katror lavatriçe lanë mijëra euro para të pista të cilat futen në xhepat e të interesuarve duke fuqizuar kështu një klasë oligarkësh të cilët do mund të blejnë çdo lloj pushteti”, thuhet në reagim.

 

Zjarr Tv Ad