Pritja prej 26 vitesh merr fund. Partizani kurorëzohet për herë të 16-të si kampion i Shqipërisë dhe këtë e bëri pikërisht ndaj rivalit të qytetit, Tiranës.
Por edhe pse e ka siguruar matematikisht titullin prej 3 javësh, të kuqtë e morën në duar vetëm ditën e sotme. Kryeqytetasit barazuan me shifrat 1-1 në takimin e javës së 35-të ndaj Kukësit dhe më pas kishte vend për festë.




