Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Kështu deklaroi përmes një njoftimi Prokuroria e Përgjithshme, pas hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në këtë institucion.
Sipas organit të akuzës, ka rezultuar se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e shtetases Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme, është autentik.
Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë këtë përfundim Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili është autoriteti përfundimtar që do të vendosë për përfundimin, ose jo, të mandatit të Gjokës.
Gjyqtarja e posaçme është sulmuar veçanërisht nga kryetari i PD, Sali Berisha, ndërsa ka gjykuar edhe çështje të tjera të përfaqësuesve të opozitës, si Ilir Metës dhe Fatmir Mediut./A2 Televizion




