Thursday, June 11, 2026
Ballina Aktualitet Protesta e 11-të e protestës/ Bulevardi mbushet plot, shqiptarët kundër klasës politike

Protesta e 11-të e protestës/ Bulevardi mbushet plot, shqiptarët kundër klasës politike

0
6

Mijëra qytetarë kanë marshuar në bulevard, në protestën më të madhe në numra, që prej nisjes së tyre njëmbëdhjetë ditë më parë. 

Me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Opozita jemi ne”, “Shqipëri e Re”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit fillimisht janë mbledhur para Kryeministrisë dhe më pas kanë marshur në rrugët e Tiranës. 

Protestuesit kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen revoltës së tyre edhe në ditët në vijim. Ndërsa nesër pritet që të mbahet protesta e radhës.

Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, ndërkohë që shprehin pakënaqësi me të gjithë klasën politike. 

Zjarr Tv Ad