Wednesday, June 3, 2026
Ballina Aktualitet Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj rreth 800...

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj rreth 800 mijë shqiptarë

0
13

Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pavarësisht thirrjeve të protestuesve gjatë protestave të zhvilluara në ditët e fundit.

“Kam një përgjigje për ata”, tha Rama në konferencë për mediat pas mbylljes së mbledhjes së qeverisë të mërkurën. “T’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, sepse tanimë këtu nuk ka asgjë të re. Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe të çartur. Kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua, disa prej të cilëve edhe më kanë shkruar. Ai film duhet t’u tregoj të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga “istikami” ku më kanë vendosur shqiptarët. Unë përfaqësoj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta”.

“Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta për mjedisin, është i mirëseardhur të bisedojë. Ata që vijnë me librin e shtëpisë sime poshtë dritares këtu dhe të PS dhe ulërinin si çakejtë e Agimit të Artë, Zoti i faltë se nuk janë fare subjekt për mua”, shtoi kryeministri. 

Zjarr Tv Ad