Mes tensioneve, përplasjeve dhe hedhjes së flakadanëve nga opozita, mazhoranca po vijon miratimin e një sërë projektligjesh në Kuvend.
Me 84 vota pro është miratuar projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë, i cili kërkonte shumicë të cilësuar prej 84 votash. Në votim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili më pas u largua nga salla e mbuluar me tym.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca plenare deputetët e opozitës Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu.

