Wednesday, April 29, 2026
Ballina Aktualitet PS tre ditë Kongres, nis me gratë dhe mbyllet me të rinjtë....

PS tre ditë Kongres, nis me gratë dhe mbyllet me të rinjtë. Të shtunën kulmi

0
46

Partia Socialiste do të mbajë 3 ditë Kongresin Zgjedhor në Pallatin e Kongresit ku do të zgjidhen edhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.

Punimet e ndara në tre sesione, nisin të premten ku do të diskutohet për gratë nga ora 17:00-19:00. I pranishëm do të jetë dhe kryeministri  Edi Rama.

Kulmi dhe dita më inteNsive e Kongresit është parashikuar e shtuna. Faza e parë nis nga ora 10:00-12:00, ku fillimisht do ta marrin fjalën Ministrat pastaj Kryeministri Rama. Faza e dytë nis nga ora  12:00-15:00 me dyer të mbyllura.

Pjesa kryesore e diskutimeve do të përqëndrohet tek Anti-KÇK! Faza e tretë nis në orën 15:00, ku do të votohet për të zgjedhur 134 emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS.

Ndërkohë Kongresin do ta mbyllin të rinjtë. Të dielën është parashikuar një diskutim për ta nga ora 10:00-11:00.

Zjarr Tv Ad