Saturday, April 25, 2026
Ballina LAJME Punoi disa vite edhe në Shqipëri, ambasada italiane mesazh ngushëllimi për ambasadoren...

Punoi disa vite edhe në Shqipëri, ambasada italiane mesazh ngushëllimi për ambasadoren që humbi jetën …

0
103

Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli, humbi jetën ditën e sotme pasi u rrëzua nga një ballkon në qytetin e saj të lindjes, Foligno.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ambasada e Italisë në Shqipëri, pasi Tardioli për disa vite punoi në vendin tonë në konsullatën italiane.

Në reagimin e ambasadës thuhet se ajo ishte një diplomate shumë e mire, të cilën shqiptarët ende e kujtojnë me mall.

Postimi i ambasadës:

Mirupafshim Françeska!

Ju ishit një diplomate shumë e mirë, gjithmonë në shërbim të vendit me inteligjencë, aftësi dhe karakter të fortë. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga vitet e tua në “Vendin e Shqiponjave”, miqtë shqiptarë ende të kujtojnë me mall. Do të na mungosh.

Zjarr Tv Ad