Monday, June 8, 2026
Ballina Aktualitet “Revolucioni Flamingo”- Protestat për largimin e Edi Ramës jehonë në mediat ndërkombëtare

“Revolucioni Flamingo”- Protestat për largimin e Edi Ramës jehonë në mediat ndërkombëtare

0
10

Protestat masive që kanë përfshirë Shqipërinë ku behet thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ne Bloomberg, The Guardian apo CBS Neës evidentohet vala e zgjatur e protestave në Tiranë të njohura ndryshe si “Revolucioni Flamingo”, duke raportuar se mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardet me thirrje kundër qeverisë.

Ne Al Jazeera dhe Le Monde theksohet se lëvizja ka shpërthyer jashtë kauzave tradicionale partiake, duke u kthyer në një revoltë popullore kundër arrogancës dhe keqqeverisjes. BBC News thekson qëndrimin e qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar projektet e resortit si mundësi zhvillimi, por media e huaj raporton dhe ndjeshmërinë e lartë të qytetarëve për të mos cenuar natyrën dhe zonat e mbrojtura si Laguna e Nartës apo ishulli i Sazanit. NPR dhe agjencitë si Reuters e Associated Press Kanë transmetuar mesazhet e protestuesve dhe sloganet si “Shqipëria nuk shitet”.

Drejtori i organizatës bamirëse mjedisore BirdLife për Evropën, Ariel Brunner, tha per CNN se ai dhe ambientalistë të tjerë vizituan vendin natyror në fillim të majit, ku panë ekskavatorë që gërmonin në plazh dhe kamionë që hidhnin zhavorr. E përditshmja The Times bën një përshkrim mbi arsyet qe çuan shqiptaret te ngriheshin ne protesta masive.

Zjarr Tv Ad