Autori i dyshuar i masakrës së El Pasos në fillim të muajit gusht rrëfeu në polici se arma e tipit AK që përdori për vrasjet vinte nga Rumania.
Sipas medieve lokale 21-vjeçari i tha policisë se e porositi armën në internet dhe e mori në një dyqan armësh pranë shtëpisë së tij në periferi të Dallas.
Gjithashtu raportohet se i dyshuari i tha policisë se bleu mijëra municione nga Rusia.
Ekspertët thonë se blerja e armëve në internet është e zakonshme.
22 persona u vranë në një qendër tregtare në Teksas nga sulmi masiv me armë. Pas arrestimit Petrik Krusius tha se objektivi i tij ishin shtetasit meksikanë.
Pas sulmit ai u arrestua nga policia kur po largohej me makinë, dhe akuzat e rënda mund ta dënojnë me vdekje.




