Monday, May 25, 2026
Ballina Aktualitet “Rreth 40 mijë demokratë ju votojnë si drejtues, por nuk vijnë në...

“Rreth 40 mijë demokratë ju votojnë si drejtues, por nuk vijnë në protesta!”, ja si përgjigjet Berisha

0
22

Kreu i PD Sali Berisha, mori mbi 37 mijë vota pro qëndrimit në postin e drejtuesit të partisë.
I pyetur nga News24 mbi faktin se pse një numër kaq i lartë i anëtarëve të PD shkojnë në kutitë e votimit por jo në protestat e thirrura nga PD, Berisha u përgjigj se nëse dalin 30 mijë,50 mijë apo 15 mijë për të nuk ka dallim të madh, sepse ata janë gati të qendrojnë përballë regjimit për jetë a vdekje.

News24: 37 mijë demokratë ishin pro që ju të ishit kreu i PD. 20 mijë qytetarë po e quaj, pse nuk janë në protestat e PD?

Sali Berisha: Po të mos ishin këta anëtarë të PD, Ballukun do ta kishe dopjo zv kryeministre. Po të mos ishin këta anëtarë të PD me qendresën e tyre, Ramën do ta kishe yll të integrimit, narkodikatorin e Shqipërisë, korrupsioni nga vjedhje do të quhej virtyt. Ndaj njerëzisht të kërkoj t’u jesh mirënjohës atyre që janë aty. Nëse dalin 30 mijë,50 mijë apo 15 mijë për mua nuk ka dallim të madh. Ata janë gati të qendrojnë përballë regjimit për jetë a vdekje. Ajo që është kapitale është se opozita për 2 arsye madhore, për farsën zgjedhore ka nisur serinë e pandalshme të kryengritjes paqësore, që do të vijojë deri në realizimin e qëllimeve tona. Jemi në kushte të diktaturës autoritare.

Zjarr Tv Ad