Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhënë një deklratë për mediat pas përfundimit të konferencës së kryetarëve.
Teksa u pyet për rrëzimin e kërkesës së opozitës sa i takon krijimin e një komisioni hetimor për çështjen e Investitorëve Strategjikë, Balla tha se kërkesa e bërë nuk përmbushte kushtet themelore administrative, duke nisur nga firmat e nevojshme.
“Ndiqni diskutimet që kemi pasur në konferencën e kryetarëve, e kam thënë prej ditës së parë që jam zgjedhur si anëtar që respektimi i rregullores nga të gjithë duhet të jetë orientimi kryesor. Kërkesa e ardhur nga opozita ka probleme themelore.
Firma e një deputeti vlen vetëm për një dokument, jo të merret nga njëri dokument në tjetrin”-tha Balla.




