Shefi i agjencisë hapësinore ruse Dmitry Rogozin i ka ofruar Turqisë ndihmë për dërgimin e astronautit të parë në hapësirë, në 100 vjetorin e krijimit të Republikës Turke.
Kreu i Roscosmos bëri sugjerimin pas takimit me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në shfaqjen ajrore të MAKS-2019.
Lideri turk mori pjesën në 2-vjetorin e shfaqjes ajrore të avionëve së bashku me homologun rus Vladimir Putin.
“Ne kemi një propozim për ju, të dërgoni një astronaut turk në hapësirë për të shënuar përvjetorin e Republikës,”-i tha Rogozin presidentit turk Erdogan, duke iu referuar festimeve të krijimit të Republikës në 1923.
“Moska po kërkon të thellojë bashkëpunimin me Turqinë në fushën hapësinore dhe po diskuton një shumëllojshmëri opsionesh për bashkëpunim,”-shtoi Rogozin.
Erdogan është i entuziazmuar nga oferta pasi tha: “Ne do bëhemi pjesë e punës suaj. Ju falënderoj në emër të vendit tonë për punën që keni bërë.”
Prej disa vitesh Turqia po mundohej të dërgonte një astronaut në hapësirë dhe mesa duket kjo dëshirë do i realizohet nga Rusia.




