Sunday, April 12, 2026
Ballina Uncategorized @sq Sali Berisha ndan mesazhin prekës në kujtim të ndarjes nga jeta të...

Sali Berisha ndan mesazhin prekës në kujtim të ndarjes nga jeta të njeriut legjendar dhe vizionar per gjithë Shqiptarinë…

0
175

Të dashur miq,
si sot 17 vite më parë mbylli sytë përgjithmonë arkitekti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, Presidenti i pavdekshëm i saj, miku im i paharruar Dr.Ibrahim Rugova.

Sot në këtë 17 vjetor të ndarjes së tij nga jeta familja Rugova, miqtë, të afërmit dhe qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar, përulen me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme para veprës së Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova, shtetarit dhe politikanit gjeni e vizionar, themeluesit të Kosovës së lirë, të pavarur.

Të dashur miq, në një qëndrim antikombëtar Edi Rama me urdhër të Beogradit bllokon prej 7 vitesh me rradhë vendosjen e shtatores së Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugovës në vendin e merituar në Tiranë.

Ky akt anishqiptar i Edi Ramës ndaj njerit prej personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar në kohëra është dëshmi tjetër e vasalitetit të tij të shpifur ndaj serbomadhit Vuçiç.

Nderim për jetë kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Prof.Dr Ibrahim Rugovës. #sb

Zjarr Tv Ad