Tuesday, July 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Seanca në Kuvend, Noka u drejtohet socialistëve: Zhgarravina! 

Seanca në Kuvend, Noka u drejtohet socialistëve: Zhgarravina! 

0
17
Zjarr Televizion Adccccc

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka kërkuar futjen në rendin e ditës kërkesat e demokratëve, që sipas tij përputhen me ato të protestuesve.

Ai ka ashpërsuar dhe gjuhën në Kuvend, ku i është drejtuar socialistëve me termin “zhgarravina”.

“Kjo që po ndodh është turp për çdo parlament. Ju solli grupi një kërkesë dhe e trajtoni me urgjencë, ndërsa një kërkesë të grupit tonë, kërkesë që përputhet plotësisht me protestat, ju e neglizhoni dhe i hidhni në kosh.

Ata janë qytetarë, kjo është opozita e vendit. Po e shndërroni Kuvendin në palo Parlament. Po shndërrohet në institucionin më të poshtëruar

Ju jeni zhgarravina, s’doja t’ju thoja por s’kam ç’bëj. Fut me urgjencë në Rend dite kërkesat tona”, tha ai.

Zjarr Tv Ad