Thursday, July 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Serish emigrantë në një kontejner frigorifer në tragetin që po shkonte në...

Serish emigrantë në një kontejner frigorifer në tragetin që po shkonte në Britani

0
41
Zjarr Televizion Adccccc

Autoritetet holandeze i kanë gjetur 25 imigrantë të mbyllur në një kontejner frigorifer, i cili po transportohej nga një traget që ishte nisur nga Holanda drejt Britanisë së Madhe.

Sipas një deklarate të publikuar në një faqe qeveritare në internet, të gjithë imigrantët e gjetur në traget ishin të gjallë, ndërsa në mesin e tyre raportohet se ishte edhe një fëmijë.

Trageti i kompanisë “Seaëays” ishte nisur nga porti në Vlaardingen të Holandës për të shkuar në Suffolk të Anglisë, por u kthye menjëherë prapa pasi u gjetën këta njerëz.

Në port, tragetin e pritën 20 auto-ambulanca dhe dy imigrantë u dërguan në spital për shkak të hipotermisë (temperaturës së ulët trupore). Pjesa tjetër e imigrantëve iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme mjekësore para se të merrej nga policia.

Prejardhja kombëtare e imigrantëve nuk dihet ende, por raportohet se shumica e tyre ishin burra.

“Prioriteti kryesor është kontrollimi i gjendjes së tyre shëndetësore. Kjo ka të bëjë me jetën e njerëzve dhe gjëja kryesore është që ata të gjithë janë mirë”, tha Mirjam Boers, zëdhënëse e policisë në Rotterdam.

Policia gjithashtu njoftoi se vozitësi i tragetit është arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje nën dyshimin për krimin e trafikimit të njerëzve, shkruan “The Guardian”.

Zjarr Tv Ad