Shkëlqim Hajdari dorëhiqet nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm

0
0

Shkëlqim Hajdari është dorëhequr nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. 

Hajdari mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga Këshilli i Ministrave. Nuk dihen ende arsyet pse Hajdari dha dorëheqjen nga ky post.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.

Hajdari, ish-kryetar i Shoqatës së Prokurorëve të vendit ka qenë përgjegjës për inspektoriatet e doganave, bujqësisë, etj.

Hajdari ishte transferuar në Shkodër pas përplasjeve të tij me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Sipas ligjit, përcaktohet se Inspektori i Përgjithshëm i vendit është në varësi të kryeministrit, Edi Rama.

Zjarr Tv Ad