Shkodër, dy vëllezër qëllojnë me armë zjarri

0
87

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Grudë të Shkodrës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (8 janar) rreth orës 12:40. Sipas policisë dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

“Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër”, sqaron policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Ad