Shqipëria fitoi sot në përballje ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3:2, duke dalë në vendin e parë në grup , duke siguruar keshtu një biletë për në fazën çerekfinale të Ligës së Kombeve. Me 11 pikë në 6 ndeshje, kuqezinjtë rrëmbejnë kreun e grupit duke bërë një hap shumë të rëndësishëm, sezonin e ardhëm të këtij turneu kalojnë në grupin B. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme edhe për trajnerin Edy Reja, i vendos jo pak herë në pikëpyetje. Në “Air Albania” të besuarit e italianit zhvilluan një pjesë të parë fantastike, ku Cikalleshi dhe Rey Manaj dhuruan spektakël ofensiv.Nuk ka nguruar të shprehi urimin e tij dhe presidenti I vendit Ilir Meta, I cili me anë të një postimi në rrjetin social Facebook thekson se lojtarët kuqezinj, treguan në fushë një shpirt luftarak.



