Tuesday, July 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Kos: Sot një Super e Martë!

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Kos: Sot një Super e Martë!

0
25
Zjarr Televizion Adccccc

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Kos vlerësoi përparimin e vendeve kandidate, duke bërë të ditur se Shqipëria do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit, me mbylljen e tre kapitujve të negociatave.

“Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e BE-së. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbajmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që janë në krye të procesit- Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi- po hedhin të gjitha hapa të rëndësishëm përpara.

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt. Tani, ky momentum i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, shkruan Kos.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë), fusha që tashmë janë harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian.

Konferenca ndërqeveritare do të nisë në orën 19:00, ndërsa në orën 20:00 do të mbahet një konferencë për shtyp, ku pritet të prezantohet ecuria më e fundit e procesit të integrimit europian. 

Problemi më i madh i rrugës së antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Euroopian nuk do të jenë kapitujt si Shkenca, Arsimi apo Marrëdhëniet me Jashtë. Këta janë relativisht më të lehtë për t’u mbyllur.

Beteja e vërtetë është te Themeloret dhe Kapitulli 27 i Mjedisit dhe ky është pikërisht çasti kur Brukseli po ngre pyetjet më të forta për shtetin ligjor, korrupsionin dhe mënyrën si qeveria trajton zonat e mbrojtura. Paralajmërimet e eurodeputetëve javët e fundit për Zvërnecin janë drejtpërdrejt të lidhura me kriteret e Kapitullit 27.

Zjarr Tv Ad