“Shqiptari më i fortë” në Britani, akuzohet për trafik njerëzish

0
79

Shqiptari Jimmy Marku, i cili konsiderohet ‘i forti’ i Britanisë pasi përfaqësoi tre herë vendin në finalen e World’s Strongest Man, është në telashe.

44-vjeçari së bashku me vëllain e tij Jetmir Marku, 35-vjeç akuzohet se trafikonin njerëz. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit dhe shqiptari tjetër Alex Sefolli, 39-vjeç blenë një varkë që e përdornin për trafikimin e njerëzve.

Në gjykatë u tha se tre të pandehurit ndodhen në Britani në mënyrë legale, Jimmy ka lindur në Ish-Jugosllavi ndërsa Jetmiri dhe Sefolli në Shqipëri.

Në Isleworth Crown Court u tha se Jimmy ka lehtësuar emigracionin e paligjshëm së bashku me shtetasin australian, Steven Jackson.

Prokurori Christopher Amis tha se më 23 maj 2016, Jackson u arrestua në Chichester Marina në Ëest Sussex pasi udhëtoi nga Franca me një varkë.

Sipas tij varka ishte e mbushur me  emigrantë shqiptarë që po tentonin të kalonin në Britani ilegalisht.

Kur policia hypi në anije ata gjetën 17 shtetas shqiptarë të fshehur nën kuvertë. Asnjë prej tyre nuk kishte vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Të pandehurit ishte pjesë e një komploti të mirëorganizuar për të kontrabanduar 17 shtetas shqiptarë nga bregu francez në Britaninë e Madhe me anije në maj të vitit 2016,”-tha prokurori.

Ndërsa shtoi: “Dy të pandehurit që akuzohen për komplot janë Alex Sefolli dhe Jetmir Marku. Jimmy u deklarua fajtor në prill të këtij viti në këtë gjykatë për përfshirjen e tij në komplot. Jimmy Marku pranoi se ishte pjesë e komplotit për të kontrabanduar 17 shqiptarët në këtë vend midis marsit dhe majit 2016.”

Sefolli, ishte pronar i një restoranti në Northampton që kohët e fundit ishte shpallur i falimentuar dhe pronar i anijes.

Ai kontaktuar me një shitës barkash në Emsworth, Hants, në fund të marsit 2016 duke ofruar 13.500 paund për një barkë.

“Fortunella u ble nga ZSefolli, me qëllim të trafikimit të shqiptarëve në Britani të Madhe,”-tha prokurori Amis.

Jimmy Marku gjithashtu akuzohet se së bashku me vëllain e tij lehtësoi imigracionin e paligjshëm, duke siguruar strehim dhe asistencë për tre emigrantë të tjerë më 23 qershor 2017, akuzë të cilët e kanë mohuar të dy.

Jetmir Marku dhe Sefolli mohuan akuzën e komplotit dhe Sefolli gjithashtu mohoi ndihmën për të siguruar punësim në kompaninë e tij të ndërtimit për tre emigrantë më 5 shtator 2017.

 

Zjarr Tv Ad