Sunday, August 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbaheshin sot? Publikohen rezultatet e...

Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbaheshin sot? Publikohen rezultatet e sondazhit

0
1240

Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 janar 2025, MRB-Hellas dhe Datacentrum ka realizuar procesin e mbledhjes së të dhënave me 1600 qytetarë.

Pyetja më kryesore në këtë matje të parë nga 5 të tilla të cilat do të zhvillojë Barometri në Euronews Albania në vijim, lidhet me prirjen e votës.

Për kë parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot: 40.5% e qytetarëve thonë se do të votonin PS, 24.9% e tyre tregojnë se do të votonin PD. 6.4% janë përgjigjur se do të votonin “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Ndërkohë 3.1% e qytetarëve thonë se do të votonin partinë “Mundësia“ të Agron Shehajt. 2.2% tregojnë se do të votonin “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorit. 1.4 % thonë se do të votonin “ Partinë e Lirisë“ të Ilir Metës.

2.4 % thonë se do të votonin parti tjetër nga më sipër.

Ndërkohë 19.1% janë të pavendosur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të ishin sot.

Një tjetër e dhënë shumë e rëndësishme nga matjet e Barometrit këtë herë është “Projeksioni i votës“.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot dhe do të votonin edhe ata që janë të pavendosur (19.1%) si më sipër, dhe kjo përqindje do të ndahej sipas peshave që kanë partitë në përzgjedhjen e qytetarëve sot, atëherë:

Partia Socialiste do të merrte nga 48.1% – 52.1% të votave.

Partia Demokratike do të merrte nga 28.8% – 32.8% të votave.

“Shqipëria Bëhet” nga 6.4% – 9.4% të votave.

Partia “Mundësia“ nga 2.8% – 4.8% të votave.

“Lëvizja Bashkë” nga 1.7% – 3.7% të votave

“Partia e Lirisë “ nga 07% – 2.7% të votave.

Dhe partitë e tjera të mbetura nga lista 2% – 4% të votave.

Zjarr Tv Ad