Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve atje.
Pas takimit me rektorët e universiteteve të të gjithë vendit, kreu i qeverisë është shfaqur me treçerekshe, duke guxuar si përherë me veshjen e tij.
I shoqëruar nga forca të shumta sigurie, Rama ka lënë ambientet e Universitetit Ismail Qemali, dhe është larguar me eskortën e tij, ndërsa nga pas kanë dalë dhe rektorët, të cilët pavarësisht temperaturave, kanë vlerësuar maksimalisht takimin.




