Friday, August 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Siguroni fëmijët në makina! Policia Rrugore merr masa të ashpra me fillimin...

Siguroni fëmijët në makina! Policia Rrugore merr masa të ashpra me fillimin e shkollës

0
22

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor 2019 – 2020, Policia Rrugore e Tiranës ka hartuar një plan për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore pranë shkollave e institucioneve arsimore si dhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jomadhore, kryesisht për ata deri ne12 vjeç. Për ta, Kodi Rrugor parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit.

Duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve për pasagjerët deri në 12 vjeç si dhe faktin që ditët e para të shkollës, shumica e prindërve apo të afërmëve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, policët rrugorë të kryeqytetit apelojnë për kujdes të shtuar.

Në asnjë rrethanë nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi.

 

Zjarr Tv Ad