Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se koronavirusi nuk ka ikur. Madje, pas dy javësh nga lehtësimi i masave pritet një rritje e numrit të të infektuarve.
“Tani kemi një tablo të plotë dhe e dimë nëse kemi 1 mijë të infektuar, do të kemi 20-25% të shtruar në spital, deri në 20 për terapi intensive. Gjithsesi, këto shifra janë të përballueshme me burimet aktuale që kemi në dispozicion. Ne e dimë shumë mirë që do të ketë rritje sepse lirimi i masave do të thotë kontakte më shumë, jo të gjithë njerëzit do t’i respektojnë për një arsye apo një tjetër dhe do të shohim pas dy javësh sa të sëmurë kemi”.
“Nuk janë identike, nuk konsiderohet grip. Në betejë, kur nuk e sheh armikun, nuk e di nga të vjen dhe mund të të kapë, siç më kapi edhe mua. Për fatin e mirë, unë kisha një formë të mesme, të lehtë dhe tani jemi sërish në betejë”.



