Tuesday, July 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

0
10
Zjarr Televizion Adccccc

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar këtë të martë, 28 korrik, hetime në ambientet e brendshme të Bashkisë Tiranë.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar dokumentacionet që lidhen me udhëtimet e Veliajt jashtë vendit, si dhe dietat.

Kujtojmë se kryebashkiaku, Erion Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me marrje të përfitimeve të paligjshme në 9 raste, ku kompanitë e përfshira kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të favoreve monetare dhe pasurive të paluajtshme.

Zjarr Tv Ad