Tuesday, September 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet SPAK urdhëron kontrolle te banesa e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir...

SPAK urdhëron kontrolle te banesa e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

0
7

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar kontrolle në lidhje me ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda. SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Prodës. Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë dhe emri i ish-kryepolicit dhe vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal.

Proda është ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, i cili u shkarkua nga detyra më 1 mars 2026 pas protestave të opozitës. Ai mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 2 tetor 2024, pasi ka shërbyer më parë si drejtor i Policisë së Elbasanit dhe në pozicione të tjera drejtuese në Tiranë e rrethe.

Zjarr Tv Ad