Wednesday, July 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Sri Lanka ndalon gratë myslimane të mbulojnë fytyrën, pas terrorit gjatë Pashkëve

Sri Lanka ndalon gratë myslimane të mbulojnë fytyrën, pas terrorit gjatë Pashkëve

0
19
Zjarr Televizion Adccccc

Gratë myslimane janë ndaluar të mbajnë perçe në fytyrë, sipas një ligji që e miratoi me urgjencë presidenti i Sri Lankës, pak ditë pasi më shumë se 250 persona u vranë në një seri bombardimesh në kryeqytetin e këtij vendi, Colombo. Zyra e Maithripala Sirisena tha se çdo veshje apo send që do të pengonte identifikimin e fytyrës së një personi do të ndalohej.

Kjo masë pason diskutimet e fundit të kabinetit mbi perçet e fytyrës. Qeveria kishte thënë se do ta vononte vendimin derisa të mbaheshin bisedime me klerikë islamikë, sipas këshillës së kryeministrit Ranil Ëickremedinghe. Një javë pas sulmit ditën e Pashkëve, kishat katolike të vendit qëndruan mbyllur për shkak të sigurisë. Megjithatë, z.Sirisena dhe z. Ëiskremesinghe morën pjesë në një meshë në televizion në rezidencën e kardinalit Malcolm Ranjith, arqipeshkëv i Colombo.

 

Zjarr Tv Ad