Ambasadori rus Sergey Andreev, është sulmuar në Poloni me bojë të kuqe, takse nderonte ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një turmë njerëzish janë mbledhur rreth tij dhe e kanë spërkatur me bojë.
Boja e kuqe simbolizon të vrarët nga forcat ruse në Ukrainë. Sergey Andreev dhe personat që e shoqëronin u rrethuan nga një turmë njerëzish teksa kryenin nderimet. Duke bërtitur “fashistë”, ata hodhën bojë të kuqe mbi ambasadorin.
Shumë prej protestuesve mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta. Më poshtë, mund të shikoni gjithë momentin kur ambasadori rus në Poloni sulmohet me bojë nga turma.




