Wednesday, April 15, 2026
Ballina Aktualitet Synon ti zërë vendin Macronit, tronditet Marine Le Pen, akuzohet për vjedhje...

Synon ti zërë vendin Macronit, tronditet Marine Le Pen, akuzohet për vjedhje nga BE

0
99

Kandidatja për zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen ka qënë së fundmi në qendër të një hetimi të madh për mashtrim, pasi ajo akuzohet për vjedhjen e 620.000 euro nga Bashkimi Europian.

Zyra Evropiane kundër mashtrimit kanë akuzuar Le Pen, 53 vjeç, dhe babanë e saj Jean-Marie Le Pen, 93 vjeç, për përvetësim e më shumë se gjysëm milion eurove në emër të partisë së tyre, Tubimit Kombëtar të së djathtës ekstreme.

Akuzat u bënë publike të dielën – saktësisht një javë përpara se zonja Le Pen të përballet kokë më kokë kundër Emmanuel Macron për të zgjedhur presidentin e ri të Francës.

“Marine Le Pen është e tronditur’ tha avokati i saj  Rodolphe Bosselut, i cili shtoi se këto akuza janë thellësisht politike.

Ai shtoi: “Marine Le Pen e kundërshton këtë. Është një manipulim dhe për fat të keq nuk jam i befasuar’.

Bosselut akuzoi Mediapart, gazetën investigative me bazë në Paris, e cila publikoi raportin prej 116 faqesh.

Ata akuzojnë Le Pen se ka devijuar personalisht rreth (137,000 €) të fondeve të BE-së të marra ilegalisht gjatë kohës së saj si eurodeputete, midis 2004 dhe 2017, në arkat e partisë.

Babai i saj, Jean-Marie Le Pen – i cili themeloi Tubimin Kombëtar si Fronti Kombëtar në 1972 – është gjithashtu i implikuar.

Kështu është edhe ish-i dashuri i saj Louis Aliot, tani kryebashkiak i Perpignan, i cili gjithashtu ka mohuar çdo akuzë.

Le Pen ka qenë gjithashtu nën hetim për ‘shkelje të besimit’ dhe ‘keqpërdorim të fondeve publike’, në lidhje me përdorimin e supozuar të paligjshëm të parave të BE-së për të paguar stafin e RN.

Thuhet se ajo ka përdorur mijëra euro për të paguar një ish-parashutist të ushtrisë franceze për të qenë truproja e saj personale.

Sondazhet e opinionit të publikuara në Francë gjatë fundjavës tregojnë se Macron fitoi zgjedhjet e së dielës së ardhshme deri në 10 pikë.

Në vitin 2017, Macron mundi Le Pen me 66 për qind të votave në raundin e dytë, krahasuar me 34 për qind të Le Pen.

Zjarr Tv Ad