Saturday, July 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Thaçi shkon në Paris për t’i thënë Macronit se duhet korrigjuar kufiri

Thaçi shkon në Paris për t’i thënë Macronit se duhet korrigjuar kufiri

0
15
Zjarr Televizion Adccccc

Duke folur për takimin e 1 korrikut në Paris, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka drejtuar edhe një herë gishtin kah Beogradi, shkruan Novosti serb, përcjell Periskopi.

E përditshmja serbe Novosti shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të shkojë në takimin e inicuar nga presidenti francez Emanuel Macron, për të gjetur ‘mbështetje për idenë e tij që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Kosovës.

“Ai e konsideron këtë si një ndreqje të një padrejtësie historike”, shkruan Novosti.

“E shoh të nevojshme korrigjimit e kufirit por pa u prekur territori i Republikës së Kosovës. Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim dhe këtë ide do ta prezantoj edhe në Paris”, citon novosti serb deklaratën e Thaçit.

Ky medium serb shkruan se një ‘tendencë e till, mund të kontribuojë që dialogu të vazhdojë të mbetet i bllokuar, përkundër takimit që është thirrur në Berlin më 29 prill edhe edhe këtij në Paris më 1 korrik.

‘Në përgatitje për Samitin e Parisit, Hashim Thaçi ka diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, derisa Ramush Haradinaj ka darkuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta”, shkruan ky medium.

 

Zjarr Tv Ad